Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga ceremonia e inagurimit të hotel “Plaza” në Tiranë.
Mes fotove të publikuara ndodhet edhe ish-kryeministri Fatos Nano.
Kjo ka bërë që disa komentues ta kritikojnë Ramën, i cili më pas ka replikuar me ta.
Replikat:
Qytetari: Mooos i qenka bashkuar grupit Nano kryemafjozi? Mbaroi PS perfundimisht!
Rama: Si s’ju vjen aspak zor me te tilla marrezi po si ka mundesi qe te flitet kaq se prapthi e krejt pa lidhje o Edmond?!
Komentuesja: Koha e nanos ishte si ishte po koha juaj Edi po me ben pershptypje.
Komentuesja: Sh e bukur per ty edhe shoket e tu dhe popullit tend qe si ka ngelur gje vetem te shijoj arkitekturen.
Rama: Nuk e kupton vertet Haire se ne fakt kjo eshte e bukur per te gjithe dhe zhvillime te tilla jane ato qe duhen per popullin, te cilit kujtoni gabimisht se i qani hallin kur flisni ne emer te tij gjera pa lidhje?! S’eshte aspak e veshtire per t’u kuptuar dhe problemi i vertete eshte qe te ndertohen sa me shume vepra e sipermarrje te tilla me vlere te rendesishme urbane, ekonomike e sociale.
Komentuesi: Ndertesa eshte e bukur dhe mbreslense nuk ka dyshim. Por eshte ne vendin e gabuar dhe pa kurfare shije me piesen perrethe. Ngjason si nje gjigande mes disa njerve te vegjel dhe te moshuar.
Rama: Kjo eshte ceshtje kendveshtrimi Besi, dhe ne kete rast kendveshtrimi yt eshte i gabuar!
Komentuesi: Kjo esht jeta e te pasurve hallall ju lumt. Ne fukarejt ca te bejm.
Rama: Me gjithe ate veture qe paske Albi nuk je as fukara as mund te besh zedhenesin e fukarenjve, nderkohe qe duhet ta mesosh se varferia nuk luftohet po nuk pati sa me shume njerez te pasur dhe sa me shume zhvillime te tilla!
Diskutime rreth kësaj post