Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skemën mashtruese financiare 1 milion dollarë dhe ka kërkuar “Arrest në burg” për 3 biznesmenëtë kromit.
Një hetim i Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtruese financiare në fushën e kromit, me një vlerë rreth 1 milion dollarë, për të cilën është vendosur nga gjykata masa e arrestit në burg për shtetasit Sokol Nasufi, Mehmet dhe Rexhep Dauti.
Vendimet e gjykatës ndaj këtyre personave janë ekzekutuar pasditen e së enjtes nga ana e forcave të policisë. Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plotësuar fatura fiktive shit-blerjeje të lëndës minerare, në bazë të të cilave kanë përfituar rimbursimin abuziv në vitin 2013.
Diskutime rreth kësaj post