Kuvendi ka votuar në seancën e së enjtes për anëtarët e autoritetit që do të jetë përgjegjës për hapjen e dosjeve. Opozita braktisi votimin.
Kuvendi miratoi kandidaturën e LSI-së, Altin Hoxha, me 76 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim; kandidaturën e PS-së, Mariglen Kasmi me 77 vota pro dhe 3 kundër; kandidaturën e ish të përndjekurve politikë, Daut Gumenin, me 76 vota pro. Ndërsa kandidatura e propozuar nga shoqata e të Drejtave të Njeriut, Simon Mirakaj, mori 75 vota.
U rrëzua kandidatura e PD-së, Selami Zalli, me 67 vota kundër, 9 pro dhe 4 abstenim.
Më parë, deputeti Ben Blushi kishte shprehur bindjen se autoriteti që do të krijohet për këtë qëllim nuk do të ofrojë transparencë për qytetarët.
“Dosjet nuk do të hapen dhe ai proces që do të bëhet do të jetë selektiv dhe i politizuar”, tha Blushi. Ai e ka cilësuar një farsë votimin që do të bëhet vetëm falë numrave që gëzon mazhoranca.
“Ju mund të kaloni një ligj për dosjet dhe të votoni Autoritetin që do të bëjë hapjen e dosjeve, por ai do të jetë i pabesueshëm”, ka theksuar Blushi.
Diskutime rreth kësaj post