Ku shkojnë kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri socialist Pandeli Majko, është i garantuar një cikël batutash miqësore mes tyre. Madje Rama thotë se është pikërisht Majko ai që e “urdhëroi” të vinte këtu, siç e kishte urdhëruar dhe të martohej kur mori drejtimin e PS.
Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Juridikut ka qenë i pranishëm dhe Edi Rama së bashku me një pjesë të deputetëve të majtë, të cilët kanë mbaruar në këtë fakultet.
Gjatë fjalimit të tij Rama u ndal në disa këshilla për të rinjtë, por nuk ka kursyer as batutat me ish kryeministrin dhe deputetin e majtë, Pandeli Majko, i cili para pak ditësh ka festuar edhe ditëlindjen e tij. “Mos përsërisni gabimet tona. Shumë faleminderit”, ishte këshilla e Majkos.
Batutat
Rama: Po të shikoni në telefonin tim, po u zbuloi një sekret se unë kisha një tjetër axhendë…Majko më shkruan: “Vendos vetë por unë të urdhëroj që të vish tani këtu.
Majko: I vetmi që nuk më uroi ishte ky…
Rama: Nuk e urova me sms, por jam i vetmi që i kam çuar dhuratë
Majko: Më ler të flas
Rama: Apo ta zbulojë vetë dhuratën
Majko: Një shishe verë..
Rama: Ti hashashin nuk e doje.
Majko: të mos e hapim atë muhabetin e hashashit se…
Diskutime rreth kësaj post