Në një prej akteve të fundit si president, lideri në largim i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama përzgjodhi figura të rëndësishme të sportit, filantropisë, aktivizmit, biznesit e botës së kinemasë, mes 21 personave që u dekoruan me Medaljen presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti në largim do të nderojë me medalje, rokerin Bruse Springstin, këngëtaren e muzikës ‘soul’ Diana Ross, ish-kampionin e basketbollit Michael Jordan, aktoret Tom Hanks, Robert Redfort, Robert de Niro e disa të tjerë, gjatë një ceremonie që do të mbahet në 22 nëntor në Shtëpinë e Bardhë.
Medaljet i akordohen çdo vit njerëzve që kanë dhënë kontribute të rëndësishme për sigurinë apo interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, për paqen apo kulturën.
Mes të përzgjedhurve të këtij viti përfshihen gjithashtu edhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melind, që vlerësohen për përpjekjet filantropike.
Në të kaluarën, medaljen e kanë marrë kantautorit Bod Dilan, regjisori Stiven Spilberg dhe ish-Sekretarja e Shtetit Madeline Albright.
Obama do të lërë postin në 20 janar pas 8 vitesh në pushtet.
Diskutime rreth kësaj post