“Në vitin 2015 shpenzimet mujore për konsum të familjeve shqiptare ishin mesatarisht 70.766 lekë në muaj dhe kjo shifër është 1.9 për qind më e lartë se një vit më parë”, u shpreh Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e INSTAT.
Por jo të gjitha rrethet kanë nivel të njëjtë konsumi. Sipas INSTAT, Shqipëria është e pabarabartë.
“Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta për konsum në rang vendi. Një familje mesatarisht në Tiranë shpenzon 81 mijë e 710 lekë. Qarqet me shpenzimet më të ulëta janë Elbasani me 55 mijë e 670 lekë dhe Vlora me 51 mijë e 190 lekë në muaj”, tha drejtoresha e INSTAT.
Krahasuar me një vit më parë shpenzimet e familjeve për konsum janë rritur me 1.9 për qind. Por kjo nuk do të thotë se familjet shqiptare kanë konsumuar më shumë.
“Rritja e shpenzimeve e dalë nga kjo anketë është rezultat i rritjes së çmimeve. Nëse shikon inflacioni dhe rritjen në vlerë të shpenzimeve janë gati njësoj”.
Gati gjysma e buxhetit për konsum të familjeve shqiptare shpenzohet tek ushqimet dhe sipas INSTAT pesha që zënë ushqimet në konsumin e familjeve u rrit me gati 5 për qind krahasuar me 2014-ën.
Diskutime rreth kësaj post