Ministri i Shëndetsisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas përgjimit që emisioni investigative “STOP” publikoi mbrëmjen e sotme.
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook, Beqaj shprehet se drejtori është larguar nga puna për arsye të shkeljes së ligjit.
Beqaj thekson gjithashtu se do të vijojë punën e tij në krye të shëndetsisë pavrasisht publikimit të audio-regjistrimit që sipas tij është i qëllimshëm.
Postimi i plotë i Ilir Beqajt:
Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.
Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.
Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili që nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.
Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë.
Diskutime rreth kësaj post