Emisioni imvestigativ që transmetohet në Televizionin “Klan”, ka bërë publike paraditen e sotme se në mbrëmje do të publikojë përgjimet e një ministrit të kabinetit Rama që emëronte dhe shkarkonte punonjës të administratës sipas kritereve të politikës.
Menjëherë pas këtij lajmi ka pasur një sërë reagimesh të ministrave që kanë ironizuar këtë lajm.
Por, burime të “ Lajme.al” shprehen se ministri i përgjuar nga emisioni “STOP” është ai i shëndetësisë Ilir Beqja.
Ilir Beqja është një nga ministrat më të akuzuar në qeverinë “Rama” dhe mësohet se emisioni “STOP” e ka kapur atë duke emëruar dhe shkarkuar punonjës të administratës sipas kritereve të politikës./Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post