Kosova është radhitur në vendin e 70 të listës së vendeve më të rrezikuara nga terrorizmi.
Në mesin e 143 vendeve të përfshira në këtë listë, në vendin e 92 radhitet Shqipëria, ndërsa Maqedonia është e 78-ta, Bosnjë-Hercegovina e 62-ta, Serbia është në vendin e 121-të, Mali i Zi është i 117-ti, e kështu me radhë.
Nga terrorizmi, në vitin 2015 janë vrarë 29, 376 vetë.
Në këtë raport theksohet se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) dhe grupet aleate me të, ishin aktive në 28 vende në vitin 2015, ndërsa një vit më parë ky numër i shteteve ishte 13.
Kjo shifër është shtuar më tepër se dy herë.
Kjo ka rezultuar që një numër rekord vendesh të jenë prekur nga terrorizmi i nivelit më të lartë këto16 vitet e fundit.
Në listën e vendeve më të rrezikuara nga terrorizmi janë Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani, Siria etj.
Vendi më i rrezikuar nga terrorizmi në Evropë është Franca, e cila është radhitur në vendin e 29-të.
Diskutime rreth kësaj post