Në zgjedhjet e vitit 2017 do të rritet numri i mandateve për qytetet e Tiranës dhe Durrësit.
Në hartën e re elektorale duket se Berati, Kukësi dhe Korça do të kenë nga një deputet më pak.
Ndërkohë Dibra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Lezha, Shkodra dhe Vlora nuk do të kenë ndryshim mandatesh.
JA PROPOZIMI I KOMISIONIT TË REFORMËS PËR NDARJEN E RE E MANDATEVE:
Qarku Nr. mandate Nr. mandate
Ishte Bëhet
Berati 8 7
Dibra 6 6
Durrësi 13 14
Elbasani 14 14
Fieri 16 16
Gjirokastra 5 5
Korça 12 11
Kukësi 4 3
Lezha 7 7
Shkodra 11 11
Tirana 32 34
Vlora 12 12
Mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përcjellë një kërkesë Ministrisë së Brendshme, lidhur me të dhënat e plota për numrin e popullsisë për secilin qark, në mënyrë që të bëjë përllogaritjen për një rindarje të mandateve parlamentare, për procesin zgjedhor të radhës.
Kjo pritet të shoqërohet dhe me një hartë elektorale tërësisht të re, pasi ndryshimet parashikohet të prekin gati gjysmën e qarqeve të Shqipërisë.
Raporti i zhdrejtë mes numrit të popullsisë dhe numrit të mandateve, në disa qarqe, është thelluar edhe më tej për shkak të lëvizjeve demografike, por edhe si pasojë e ngadalësimit të shtimit natyror të popullsisë.
Kjo nxit institucionin zgjedhor të ndërhyjë për të korrektuar hartën elektorale të Shqipërisë.
Projekti për ndarjen e re të mandateve për zgjedhjet e 2017-s:
Formula e përllogaritjes
Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore përcaktohet në raport me numrin e shtetasve të secilës zonë zgjedhore, ku çdo mandat përfaqëson një numër afërsisht të njëjtë shtetasish.
Formula që zbatohet në këtë rast përcakton se numri total i shtetasve, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, pjesëtohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, duke përcaktuar numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati të Kuvendit.
Zbatimi i formulës
Popullsia e Shqipërisë është 4.455.000 shtetas
1 deputet për 31. 820 shtetas
Në janar 2013, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Kuvendi miratoi vetëm me votat e maxhorancës vendimin, që caktonte numrin e mandateve për çdo zone zgjedhore.
Agjencia zyrtare e lajmeve ATSH vëren se opozita e majtë në atë kohë, sot në qeverisje, votoi kundër kësaj ndarjeje, duke e konsideruar një precedent të rrezikshëm që do të kompromentonte pa nisur procesin e 23 qershorit 2013.
Diskutime rreth kësaj post