Lumturia e vërtetë ka të bëjë me marrëdhëniet njerëzore dhe jo me të mirat materiale,sipas një studimi suedez. Kërkuesit shkencorë të Akademisë Sahlgrenska dhe Universitetit të Lundit kanë dalë në përfundimin se rrethi i ngushtë i miqve dhe familja janë faktorët kryesorë të një jete të lumtur.
Studiuesit nordikë analizuan artikujt e gazetave suedeze që nga viti 2010 dhe veçuan fjalët që shoqëronin më shpesh fjalën “lumturi” në këto artikuj. Nga rezultatet doli që fjalë si “iPhone” apo “miliona” nuk përkonin pothuajse kurrë në të njëjtin artikull ku gjendej edhe fjala “lumturi”. Nga ana tjetër, fjala “gjyshe” apo “shok” gjendej shpesh në të njëjtin artikull me fjalën “lumturi”. P.K
Diskutime rreth kësaj post