Masat ekstreme që u morën në sfidën mes Shqipërisë dhe Izraelit ka sjellë dhe një reagim të ashpër të tifo-grupit “Tifozat Kuq e Zi”. Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, tifozat më të zjarrtë të kombëtares shqiptare kanë vendosur që të bojkotojnë të gjitha ndeshjet që ekipi jonë do të zhvillojë në shqipëri.
Ky vendim është marrë për shkak të terrorit që policia krijoi në ndeshjen ndaj Izraelitëve. Ata shprehen se do ta mbështeshin kombëtaren vetëm në ndeshjet në transfertë.
“Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.
Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtarën do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.
Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunës” shkruajnë “Tifozat Kuq e Zi”.
Diskutime rreth kësaj post