Ka kaluar një javë, por tronditja është ende e dukshme. Protestuesit në Shtetet e Bashkuara as që e prisnin; shumë pak individë në media thanë se matematika e mbante në lojë, ndërsa sondazhet nuk mund të gaboheshin më rëndë për fitoren e Donald Trump.
Por një kompani e vogël programesh kompjuterike në Afrikën e Jugut parashikoi me saktësi fitoren e miliarderit njujorkez, madje gjeti edhe 9 nga 11 shtetet “fushëbeteja”, ku ai trimufoi. Tashmë e gjithë bota duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kompanisë “BrandsEye”, pasi muaj më parë, kundër çdo gjase, ajo parashikoi gjithashtu “Brexit”-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja.
“Trump është një figurë kaq kontradiktore, në dyshimin se rezonanca që kishte te njerëzit ishte ndryshe nga ajo që raportonin mediet tradicionale”, deklaroi shefi i përgjithshëm i “BrandsEye”, Jean Pierre Kloppers.
Kjo kompani nuk merret me sondazhe, por i dha një leksion të mirë atyre që e bëjnë këtë në mënyrë profesionale. Kloppers sqaroi se, firma e tij është e specializuar në gjurmimin e ndjesive në mediet sociale.
Kjo do të thotë se, kompani private si “Pizza Hut” apo “Uber”, por edhe disa qeveri e paguajnë që të diktojë ndryshime të mëdha në ndjesitë e publikut, duke hetuar postimet në mediet sociale, diçka që i ndihmon të shohin mundësi të reja apo të qetësojnë shpërthime zemërimi.
Klopers tha se, që prej korrikut 2016, programi i tyre kompjuterik, që konsiderohet si inteligjencë artificiale, grumbulloi mbi 37 milionë mesazhe që flisnin për Clintonin apo Trumpin në rrjetet sociale.
Më pas, një grup njerëzish, që ndryshe nga kompjuteri mund të dallojnë sarkazmën apo nënkuptimet, bënë shqyrtimin përfundimtar. Rezultati ishte i qartë. Trump mbështetej në mënyrë pozitive, ndërsa Clinton rrethohej nga ndjesi negative.
Pasi pati sërish të drejtë, kompania “BrandsEye” tha se njerëzit janë më të ndershëm në media, sesa në pyetësorët e sondazheve, e kjo bëri që këta të fundit të gabonin rëndë.
Diskutime rreth kësaj post