Ministri i Ekonomisë në Rusi, Alexey Ulyukayev është arrestuar nën akuzën e marrjes së një ryshfeti prej 2 milionë dollarë në këmbim të mbështetjes së dikasterit të tij për një kompani të rëndësishme nafte.
Sipas raportimeve të Komitetit Hetimor rus, i cituar nga shtypi lokal, Ulyukayev e ka pranuar tangjenten për të lehtësuar një shit-blerje aksionesh mes dy kompanive kryesore të naftës në Rusi, “Rosneft” dhe “Bashneft”, një operacion me vlerë 5 miliardë dollarë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar për kanalin televiziv “Russia Today” se akuzat kundër Ulyukayev janë shumë serioze dhe rrjedhimisht kërkojnë prova shumë serioze. “Gjithësesi, vetëm një gjykatë mund të vendosë për këtë”, ka thënë Peskov.
Arrestimi i ministrit është zyrtarizuar menjëherë pas marrjes së tij në pyetje. Alexey Ulyukayev, 60 vjeç, ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik i Federatës Ruse në qeverinë Medvedev që prej qershorit 2013 dhe njëkohësisht figura më e lartë politike e arrestuar në vitin 1991 për një grusht të dështuar shteti.
Diskutime rreth kësaj post