Për kryetaren e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu tashmë qeveria duhet të përgatis me shpejtësi një strategji për çeljen e negociatave.
“Unë do të doja dhe në emër të Këshillit Kombëtar të Integrimit të ftoja qeverinë, që në një mënyrë, në mos urgjente, por pa humur asnjë orë më shumë, të konsultohej me ne, nëse ka, nëse s’ka sigurisht që do duhet ta përgatis, një dokument i cili do të jetë udhërrëfyesi dhe baza jonë për çeljen e negociatave. E përsëris që ta konsultoi, sepse qëllimi i këtij Këshilli është ta konsultoi që në hapat e parë dhe jo për të marrë dijeni pasi dokumentat të jenë përfunduar”, tha Majlinda Bregu.
Për Arta Daden, një pjesë të rëndësishme të përgjegjësisë për vonesat në këtë proces, i ka politika.
“Është një stacion i cili jo vetëm na bënë të reflektojmë arritjet, por domosdo edhe ato defekte, ato mosrealizime që e kanë bërë këtë proces, një proces të tejzgjatur dhe të vështirë, pikë së pari duke patur një konfliktualitet. Përgjithësisht në politikën tonë, është një nga elementët kryesor që e kanë mbajtur Shqipërinë të vonuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha znj. Dade.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, vjen vetëm pak ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, e cila rekomandoi hapjen e negociatave për vendin tonë.
Diskutime rreth kësaj post