“Ju mund të debatoni se cili vend ka zyrat më të bukura të qeverisë: Elysée e praruar me ar, Kremlini si fortesë apo Salla e Madhe e Popullit në Pekin e zbukuruar me elefant. Por asnjë lider nuk ka një zyrë të ngjashme si Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë”. Kështu nis artikulli me titull “Meet Edi Rama, Albania’s artist prime minister”, botuar sot në gazetën “The Guardian”. Muret e zyrës së tij në Tiranë janë të mbuluara me qindra vizatime: ngjyra, abstraksione, plagë, spirale dhe bërthama të ngjyrosura. Muret janë dizajnuar nga vetë kryeministri. “Në qoftë se arti nuk mund të bëjë që politika të jetë më e arsyeshme, politika, me papërgjegjshmërinë e saj, nganjëherë mund të bëjë art edhe më të mirë ” citohet t’i ketë thënë Rama, gazetarit të “The Guardian”, gjatë një takimi në një natë të ngrohtë në Tiranë.
Rama është gjë që rrallë e has: nuk është një politikan me prirje artistike, por në të vërtetë, një artist “bona fide” në pushtet. Dikur, një ish-profesor i artit, ai nuk kishte ndërmend të hynte në jetën publike – dhe kur ai e bëri, nuk e ka braktisur plotësisht karrierën e tij fillestare. Mes debateve për anëtarësimin në BE dhe grindjeve të rastit me fqinjët e Ballkanit, Rama përgatiste ekspozitën e tij të parë të SHBA, në galerinë “Marian Goodman” në New York. Ajo është me siguri hera e parë që një kryetar në detyrë i qeverisë jep një shfaqje në një nga galeritë kryesore të botës; edhe George W Bush, i cili filloi pikturë vetëm pas presidencës së tij, nuk ka dhënë një shfaqje jashtë bibliotekës së tij në Dallas.
Rama, i cili drejton Partinë Socialiste të Shqipërisë, erdhi në pushtet me një lumë votash në vitin 2013. (Këshilltari i tij në këtë fushatë ishte një Alastair Campbell.) Ai kishte kaluar 11 vjet më parë si kryetar i bashkisë së Tiranës, një nga kryeqytetet më të varfra të Evropës. Me pak para për të riparuar infrastrukturën e dobët e qytetit, Rama ndërmori një ngjyrosjen e fasadave të ndërtesave të zymta të epokës komuniste. Ato u kthyen në apartamente me ngjyra të ndritshme, të theksuara, me rripa blu dhe të bardhë që bien nga lart- poshtë dhe blloqe në formë kubi; fushat e gjelbra dominojnë fasadat. Ka një energji të dukshme, kur ju ecni në rrugët e Tiranës, ndryshe nga kudo tjetër në Ballkan: një qytet i ri, shumëngjyrësh. Kryeqyteti me fasada të pikturuara u përhap si një lajm ndërkombëtar. “Ngjyrat e ndërtesave nuk janë art për mua. Ky ishte një veprim politik, me ngjyra. Sepse nuk kishim para për të bërë projekte të mëdha të ndërtimit. Njerëzit kishin të nevojshme çdo gjë: furnizimin me ujë, rrugët, ndriçimin. Kur unë u bëra Kryetar i bashkisë së Tiranës, ishin vetëm 78 drita që funksiononin në rrugë. Pra, imagjinoni të pyesnit njerëzit, se çfarë ngjyre do të donin të kishte pallati i tyre! Ata do të thoshin: “Fuck you”! Kjo ishte një mënyrë më e hollë për t’ju thënë se unë jam duke u interesuar për ju.
“Ajo pati një efekt zinxhir, që nuk mund të imagjinohej. Pasi ndërtesat u lyen me bojë, njerëzit filluan të heqin qafe zgarat e rënda të dyqaneve të tyre. Në rrugët me fasada të lyera, ne kishim mbledhje të taksave 100% nga njerëzit, ndërkohë që mbledhja e taksave është zakonisht 4%. Njerëzit pranuan të paguajnë pjesën e tyre për qytetin, sepse e kuptuan se përmes ngjyrave ekziston qyteti”.
Akti i parë i Ramës pas zgjedhjes së tij në vitin 2013 ishte shembja e murit rreth zyrës së kryeministrit. Dera e përparme është e hapur tani, dhe mbi të është një strehë e tipit Broadway: një vepër arti nga Philippe Parreño, artist francez. Qëllimi ishte, siç thotë kryeministri, që të “bënim katin e parë të hapur për qytetarët, dhe katin e dytë për zyrtarët”.
Nisi të vizatonte kur ishte në Ministrinë e Kulturës.
“Nuk mund të gjeja një mënyrë për të mbijetuar në këto takime të gjata. Vizatimi më ndihmonte për të dëgjuar. Vetëm më vonë kam lexuar studime që tregojnë se vizatimi përmirëson përqendrimin dhe ul stresin”, thotë Rama.
Por, në mënyrë kritike, sipas “The Guardian”, Rama punon akoma në zyrë. Këto nuk janë piktura të bëra të dielën për hobi; ato janë bërë në tryezën e njeriut më të fuqishëm në vend, në të njëjtën kohë, që ai takohej me ministrat apo merrte vendime. Shumica e tyre janë bërë në printuara në letër A4 nga “Microsoft Outlook” në orarin ditor të punës së kryeministrit – lulet lulëzojnë dhe mostrat krijohen në orët e ditës së një politikani. Vizatimet, në fakt, rikthejnë individualitetin e një njeriu, puna e të cilit është për të përfaqësuar të tjerët.
“Shqipëria është akoma e varfër. Korrupsioni mbetet endemik, edhe pse Rama ka bërë progres. Por Tirana të paktën është në lëvizje. Të rinjtë pinë birrë në hijen e godinave me ngjyra dhe sheshi i madh i qytetit po kthehet në idil për këmbësorët. Nën udhëheqjen e Ramës. Shqipëria është duke trokitur në derën e BE, shumë vende duan të bashkohen, pavarësisht hijes së Brexit- edhe pse kohët e fundit negociatat janë ngadalësuar”.
“Ne shpresojmë që të fillojnë negociatat për martesë dhe shpresojmë që BE-ja të jetë atje, kur ne të jemi gati për t’u bërë nuse”, shprehet kryeministri.
Rama e ka plot inbox-in. A ka vend për artin në rrethana të tilla? “Kur unë u bëra ministër, kam menduar se arti ishte zhdukur një herë mirë për të gjithë,” thotë ai. “Stresi, barra, ishte e madhe. Një betejë e përditshme për gjëra që ju kurrë nuk i keni imagjinuar. Dhe atëherë kur kjo ndodhi “, kam menduar se politika është beteja e jetës së përditshme. Dhe arti është si një lutje”, thotë Rama duke lëvizur nëpër zyrën kryeministrore, me një buzëqeshje dinake.
Në fund të artikullit, njoftohet se ekspozita e Ramës në Nju York do të qëndrojë e hapur deri më 23 dhjetor.
Diskutime rreth kësaj post