Një video e blogeres së njohur, Lori Hoxha, e cila tregonte barkun e këngëtares Elvana Gjata, është keqkuptuar gjerësisht nga mediat rozë, të cilat kanë dalë në përfundimin “ekskluziv” se Elvana Gjata është shtatzënë.
Por vetë Lori, pas kësaj zhurme të rrëmbyer, pak më parë, sërish nga Snapchat-i i vet, ka shkruar një status, duke kërkuar që të tilla lajmë të marrin fund, sepse janë veҫse sajesa dhe aspak serioze.
“Nuk e di si një shkrepje e një snapchat-i ku Elvana është ulur dhe kostumi i është rrudhosur mund të përkthehet në shtatzëni. Vetëm për eventin e mbrëmshëm janë nxjerrë mbi dhjetëra video dhe në të gjitha këto video është publikuar Elvana duke kënduar, duke kërcyer, duke pirë verë dhe për më tepër Elvana duke pozuar përpara gazetarëve në tapetin e kuq. E nëse në të gjitha këto videot nuk ka asnjë lloj shenje për shtazëninë e saj, si ka mundësi në 1 milion video të publikuara njëra pas tjetrës, njëra paska qëlluar shtatzënë vetëm sepse mënyra e prerjes së kostumit të saj ka marrë atë formë në kohën që ajo është ulur. Unë nuk po mbroj Elvanën, por më vjen keq që më adresohen sikur po mundohem të tregoj sekrete që nuk ekzistojnë, por edhe sikur të ekzistonin, nuk është puna ime të flas për gjëra që njerëzit nuk duan të flasin. Lajme të tilla duhet të ndalojnë. Jo për hir timin e as të Elvanës, por për hir të gjithë lexuesve që përballen ҫdo ditë me gënjeshtra të pafundme dhe sajesa që bëhen nga shkrepje snapchat-i pa asnjë lloj verifikimi të mëtejshëm”.
Pas këtij statusi, Lori ka postuar edhe foton e së motrës, Sara Hoxha, pas së cilës shkruan se ajo është i vetmi person shtatzënë që njeh dhe e do shumë.
Diskutime rreth kësaj post