Kryeministri Edi Rama u është rikthyer sulmeve ndaj ishparaardhësit të tij Sali Berisha.
Në komunikimi e tij të javës me publikun përmes rrjetet sociale kreu i ekzekutivit folur gjerë e gjatë për progres – raportin e KE-së dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës 3 vite më parë Shqipëria ishte një shtet i pa reformuar, ndërsa sot ka marrë dritën jeshile për nisjen e negociatave.
“Tre vjet më parë Shqipëria ishte një vend i refuzuar tre herë me radhë, në tre vite rresht në përpjekje për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Një shtet i pa reformuar me imazh të keq ndërkombëtar, me një kryeministër që kishte humbur çdo respekt ndërkombëtarisht dhe që prej disa vitesh nuk e qaste më askush në derë, me një politikë të jashtme pa asnjë peshë në rajon, lërë më pastaj për respekt në Evropë”, u shpreh Rama.
Edhe njëherë tjetër Rama akuzoi opozitën se po hedh “baltë” dhe po turpëron Shqipërinë me broçkulla për kanabistanin.
“Kush mund ta imagjinojë për shembull se negociatat do të çelen normalisht nëse kur ekipet do të jenë gati për t’u ulur në tavolinë, nuk do të ketë nisur zbatimi i ligjit të Vettingut. Askush me dy fije mend në kokë, nuk e imagjinon dot.
E dinë këtë edhe dritëshkurtrit që e kanë bllokuar përkohësisht Vettingun me një kërkesë të turpshme për ta shpallur antikushtetues dhe me sa duket me një qëllim për të vonuar negociatat, për të vonuar drejtësinë.
Por ne duhet të vijojmë të bëjmë progres në çdo fushë. S’ka pikë dyshimi se Shqipëria do të çelë negociatat me BE sapo puna përgatitore për reformat të ketë filluar dhe ne të kemi vazhduar të japim provën e vijimit të progresit në çdo fushë, përfshirë edhe zbatimin e ligjit për vettingun, pa asnjë diskutim.
Por s’ka si të mos ketë më asnjë pikë dyshimi që opozita jonë po na turpëron të gjithëve në sytë e familjes europiane me broçkullat e saj për kanabistanin dhe me stanin e lepujve që përfaqëson për fatin tonë më të keq”, tha Rama.
Kreu i qeverisë nga ana tjetër tha se qeveria ka shumë për të përmirësuar ashtu si edhe ai vetë në detyrën e Kryeministrit dhe për këtë tha si shtrij dorën dhe opozitës, duke i kërkuar asaj që të bëjë detyrën që i takon.
“Edhe për opozitën dora është e shtrirë dhe mbase jo gjithçka është vetëm në dorën e saj, kështu që do të reflektojnë dhe do të reflektoj çfarë mund të bëjmë ne vetë më shumë që ta ndihmojmë opozitën të futet në rolin e saj, të rikthehet në detyrën e saj, të rivendoset në vendin e lënë bosh prej tre vjetësh”, përfundoi Rama.
Diskutime rreth kësaj post