Ministria e Integrimeve Europiane e vlerëson si mjaft pozitiv Raportin e Progresit , duke thënë se ka pasur përparime në shumë fusha, të cilat luajnë rol të drejtpërdrejt për liberalizimin e vizave.
Këtë e ka deklaruar për Indeksonline , zyra për Komunikim dhe Informim Ministrisë së Integrimeve Europiane, duke shtuar se gjithashtu janë nënvizuar edhe rezultate pozitive edhe pas rekomandimit, posaçërisht në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe luftës kundër korrupsionit.
Për këtë, ata rekomandojnë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të gëzojnë drejtën e lëvizjes së lirë në shtetet e BE-së.
“Jemi të inkurajuar që raporti nënvizon një sërë arritjesh në fusha të ndryshme, përfshirë në zbatimin e kritereve politike, ku theksohet përkushtimi i Kosovës për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Ky raport nënvizon përparimet e bëra në zbatimin e reformave në fushë e sundimit të ligjit, gjë që ka sjellë në rekomandimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave”, ka thënë kjo zyre.
Ata gjithashtu rikonfirmojnë përkushtimin ndaj reformave në fushat prioritare për reforma në fushën e sundimit të ligjit, qeverisje ekonomike dhe reformë të administratës publike. Duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe sfidave dhe fushave ku ka pasur ngecje.
Sipas tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkushtohet që në javët dhe muajt në vazhdim do të dizajnohen veprime konkrete për adresimin e tyre dhe të miratoj Programin e rishikuar Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.
Diskutime rreth kësaj post