Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe i Kombëtares Shqiptare, Roland Luçi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të trajnerit të shqipërisë Gianni De Biasi. Luci i kërkon trajnerit Xhani De Biazi që të largohet nga drejtimi i përfaqësueses shqiptare të futbollit pas humbjes së pësuar ditën e djeshme 3-0 kundër izraelit.
56-vjeçari, i cili është një ndër kritikët më të njohur të teknikut italian, kësaj here nuk i ka kursyer sërish fjalët e ashpra ndaj De Biazit. Në një postim në “Facebook”, Luçi thotë se trajneri aktual nuk ka çarë t’u japë më kuqezinjve.
“Ti je nje trainer frikacak, ke frike nga fitorja, ke frike nga trepikeshi, je rob i katenaçios se famshme te cilen eshte dashur ta aplikosh gjate gjithe karrieres tende dhe na e mesove edhe ne” shkruan Luci.
Diskutime rreth kësaj post