Mbledhja e mbrëmshme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pati dje vetëm një deklaratë me zë dhë figurë, atë të zv.kryeministrit Peleshi. Presidenca nga ana e saj doli me një komunikatë të shkruar, ku vihej në dukje se “Presidenti Nishani mirëpriti kontributet konstruktive të përcjella në këtë takim, duke vlerësuar se task-forca e ngritur nga ekzekutivi me qëllim arritjen e një bashkëpunimi ndër-institucional më të suksesshëm operacional vërteton përmasën e këtij fenomeni në vend, ashtu si edhe nevojën për ta luftuar atë më me vendosmëri dhe efikasitet”.
Në këtë frazë ndjehen tonet kritike të kreut të shtetit për situatën e kultivimit të drogës, por Javanews ka mësuar se situata brenda mbledhjes disaorëshe ka qenë shumë më dramatike dhe e ndezur sesa ajo që thanë palët në fund të takimit.
Burime të sigurta brenda takimit thonë se mes kreut të shtetit dhe anëtarëve të qeverisë të pranishëm, debati ka qenë shumë i ashpër. Madje në një moment, thuhet nga burimet, ministrat socialistë kanë dashur të ngrihen nga tryeza, duke e braktisur mbledhjen. Gjithçka thuhet se ka nisur kur ministri Tahiri ka kritikuar presidentin, duke i thënë se e ka vendosur veten në të njëjtën gjatësi vale me opozitën, sa i përket debatit për kanabisit. Reagimi i Nishanit mësohet të ketë qenë agresiv, me akuza direkte ndaj Tahirit, se deklaratat e opozitës vërtetojnë perceptimin se ministri i brendshëm mbron bandat, shkruan Javanews.
Ky shkëmbim akuzash ka krijuar një gjendje gati surreale në takim, me ministrat socialistë që reaguan ndaj kreut të shtetit dhe ky i fundit që vijonte të akuzonte për situatën e drogës në Shqipëri. Ndër të tjera, mësohet se ministri Tahiri i ka kërkuar presidentit të vërtetojë se nga cilat burime i merr faktet mbi të cilat akuzon, meqë ai nuk bazohet as në qëndrimet zyrtare, as në raportet ndërkombëtare, raporton Javanews.
ahiri e ka ftuar Nishanin që këto informacione t’ja bëjë të ditura si ministrisë së brendshme, ashtu edhe SHISH, Prokurorisë e institucioneve të tjera të specializuara. Ministri i brendshëm ka sfiduar kreun e shtetit duke i kujtuar se ka deklaruar se është përgjuar, pa dhënë asnjë informacion shtesë se cilët e kanë përgjuar. Sipas Tahirit, edhe akuzat për drogën i ngjajnë aferës së përgjimit të Presidencës.
Diskutime rreth kësaj post