Tifozat e kombëtares shqiptare kanë sulmuar ashpër gjyqtarin e takimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael. Pas humbjes 3-0 në “Elbasan Arena” tifozat ia kanë faturuar humbjen gjyqtarit gjerman Deniz Ajekin. Pas përfundimit të ndeshjes në faqen zyrtare të facebookut të arbitrit ka pasur një dyndje komentesh ofenduese ndaj tij.
Kjo bëri që gjyqtari të caktivizojë menjëherë faqen e facebookut.
Megjithatë tifozat kanë shkuar dhe më tej , teksa kanë redaktuar faqen në Ëikipedia të arbitrit duke e ofenduar dhe aty.
Ndërkohë një faqe e re në Facebook me emrin e arbitrit është hapur nga fansat shqiptarë, dhë në çdo koment administratori i faqes përgjigjej me ikonën e një gjyqtari që tregon kartonin e kuq, duke ironizuar me lehtësinë e nxjerrjes së kartonëve nga gjermani.
Diskutime rreth kësaj post