Jemi më 28 qershor 1949, Adem Dehari, i pari i kësaj familjes Dehari u gjet i vrarë në një arë duhani në Erxhanoc (periferi e Kumanovës), pasi ishte arrestuar nga UDB-ja, e cila e vrau për aktivitetin e tij politik kundër sistemit.
Veprimtari i hershëm dhe poeti kumanovar Avni Dehari me bashkëshorten e tij Xhemilen shuan të gjitha ëndërrat që kishin bartur me vete së bashku me fëmijët e tyre.
Kaluan shumë vite nga ajo ditë qershori dhe familja e Ademit së fundmi e përjetoi edhe një ngjarje të rëndë.
Para pak ditësh, kjo familje në rrethana të paqarta humbi edhe djalin, aktivist politik i Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Diskutime rreth kësaj post