Tifozët Kuq e Zi kanë shpërthyer në sharje e thirrje banale ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Me sa duket masat e rrepta të policisë, që nuk ka lejuar as banderola në stadium, kthimi në kufi i tifozëve shqiptar nga Maqedonia “Shvercerat e Shkupit”, largimi nga ndeshja i “Plisave” nga Prishtina dhe së fundmi goli i Izraelit, kanë irrituar së tepërmi tifozët Kuq e Zi të pranishëm në stadium. “Elbasan Arena” është mbushur dhe po gumëzhin për minuta të tëra nga thirrjet e sharrje në kor dhe fishkëllimat e pakënaqësisë ndaj Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Diskutime rreth kësaj post