Popullsia e botës po rritet çdo ditë, që do të thotë se ka më shumë udhëtarë të cilët kanë nevojë për të shkuar nga njëri vend tek tjetri.
Mirë po rritja e tyre do të sjellë një përkeqësim të trafikut në zonat urbane si dhe vjetërim më të shpejtë të sistemit tradicional të transportit publik. Atëherë për të parandaluar lindjen e problemeve edhe më të mëdha është shumë i nevojshëm krijimi i formave të tjera të transportit.
1. Treni dron
Ai është një mjët transporti i së ardhmes, i dizenjuar nga Dahir Insaat. Ky tren do të jetë më i lirë, më ekologjik dhe mund të transportojë shumë njerëz.
2. Lopifit
Ajo është një mënyrë transporti e re dhe plotësisht ekologjike. Lopifit është një biçikletë elektrike, e cila ka 5 ngjyra të ndryshme dhe me të mund të ecni për 55 km. Ajo është e pajisur me një ekran që ju tregon gjendjen e baterisë. Një Lopifit kushton 1,899 Euro ose 2,100 dollarë.
3. Quadrofoil
Ajo është një varkë për dy pasagjerë, ka një motor elektrik dhe mund të përshkojë deri në 96 km.
4. Shweeb
Shweeb është një hekurudhë me një shinë e fuqizuar nga njeriu. Sistemi përdor pode aerodinamike të varur në një tub. Ai mund të arrijë shpejtësinë 45 km/h dhe së bashku mund të lidhen deri në 5 makina (pode) të tilla.
5. cTrain
Është një sistem i ri hekurudhor, i cili është ekologjik dhe më i lirë se transporti tradicional. Ai arrin një shpejtësi nga 80-160 km/h.
6. 3D Express Coach
Ai është një koncept i ri i projektimit të autobuzave, i dizenjuar nga Shenzhen Hashi. Për herë të parë u prezantua në Pekin në 2010.
7. Sistemi Horizont
Horizont është një sistem tërësisht elektrike i transportit i konceptuar si një hibrid mes një avioni dhe një treni.
8. skyTran
Sistemi skyTran është duke u ndërtuar në Izrael si një projekt pilot. Ajo ishte menduar të përfundonte në fund të vitit 2015 në Tel Aviv.
9. Dronat per pasagjerë
Në një panait të vitit 2016 Kina ka prezantuar dronin e parë për pasagjerë të quajtur Ehang 184, i cili është në shitje për një cmim midis 200-300 000 dollarë.
10. Hyperloop dhe ET3
Ky është sistem transporti shumë i shpejtë. Hyperloop mund të arrijë shpejtësinë deri në 1200km/h dhe mendohet të jetë gati deri në 2021.
Diskutime rreth kësaj post