Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi të shtunën në mesditë se grupet e punës kanë rregulluar defektin e shkaktuar në rrjet nga moti i keq, duke rikthyer energjinë elektrike në disa zona të Durrës.
Sipas OSHEE-s, në rajonin Durrës u rikthye energjia në zonat : Rashbull, Lagjet: SMT, Pallati Hark, Bakushe Visha, Tregtia, Hekurudha, Hasan ne Qytet Kruje; Rade, Kanapraraj, Fermë Sukth, Karpen, Manskuri, Sektor Rinia, Maminas.
“Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji. Theksojmë se janë marrë masa për furnizimin me energji të institucioneve të rëndësisë së vecantë, sic janë spitalet”, njofton OSHEE.
Nderkohë që vijon puna për furnizimin me energji elektrike të nënstacionit 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV që ka difekt nenstacioni Vojnikë në rajonin e veriut.
Diskutime rreth kësaj post