Nga Anri Bala
Komedia “E enjte në Parlament”, ngre siparin në orën 12-të çdo javë dhe njerëzit prej saj kanë filluar t’i largohen programeve televizive që bëjnë për të qeshur, ndërkohë audienca e këtyre të fundit ka rënë ndjeshëm. Por sot, aktori kryesor që na gajas çdo ditë me fantazitë e tija marruke, na e prishi qejfin.
Deri dje bënim humor duke menduar se “babagjyshi” kishte rjedhur pak nga mosha dhe frika që bën këtë lloj humori Sanç Panço, por dje na bindi se: Marshalli i ushtrisë së cofun ka rrëshkitur me të vërtetë! Mbasi doli në tribunën e tij, të pushtuar me pushtllik apo të bërë dhuratë nga pushtat, Marshalli i habiti shqiptarët. Tregoi për të gjitha krimet që u kishte bërë, duke filluar nga shitja e 380 km katrorë hapsirë detare, e deri tek tradhëtia e kombit si bashkëpuntorë i Serbisë.
Por këto ja “faturoi” qeverisë Rama, sepse ai ishte me Greqinë për arbitrazh ndërkombëtar, ishte me sërbo-kosovarët që i lëpijnë çizmet Serbisë dhe ishte kundër shqiptarëve drogmen që duan të shkojnë drejtë Evropës. Ngaqë ishte në gjendje të rënduar, komediani harroi se ku ishte dhe filloi të tregonte histori me Amerikë dhe amerikan, ndërsa lakenjtë e shpurës së tij, qeshnin e ngazlleheshin me duartrokitje, sa mua si spektatorë i kësaj shfaqje të rëndomtë më erdhi për të vjell nga përulësia e tyre.
Por çuditërisht atyre nuk ju bënte përshtypje aspak! Madje babagjyshi i bëri të ndjeheshin të lumtur, të vetkënaqur. Veç t’i shihje sesi masturboheshin nën tavolinë me imazhin e kryetarit de fakto të opozitës, teksa ai u tregonte se ishte Sali Ram Berisha, komunisti i pathyeshëm! Kurse deliranti i drejtohej me ulërima Ministrit të Jashtëm të vendit, një djaloshi të ri e të kulturuar, me fjalët: “Këlysh… fundërrinë… plehr… nuk duhet të ketë në parlament rrugeçë si ti”.
Spektatorët bythëlëpirsa të tij, hoqën duart nga pantallonat dhe u çuan në këmbë për të nisur luftën. Të them të drejtën nuk i mbajta dot të qeshurat, teksa “trimave” trimat u hodhën në sulm “vetvrasës” kundër mullinjve të erës… forcave të sigurisë. Nëse nuk do ishin ato, jam i bindur që do qëndronin si të dhjerë në karriket e tyre të ndyra. Natyrisht Bushati është rrugaç, sepse ai as nuk ka shitur troje, as nuk ka pranuar të luaj me kombin e tij, as nuk ka urdhëruar që të vriten qytetar, e as nuk e ka shitur bythën, si të çmendurit e çmendisë së tij, që shpejt a vonë do të përgjigjen për dëmet që i kanë shkaktuar vendit.
Ai, aktori kryesor i komedisë, i frikësuar deri në palc pasi iu dogj dhe shansi i fundit për të vonuar drejtësin, ishte keq, ama keq sa më ska. Kërcënimet e tij nuk prej të marri nuk trembin askënd, vetëm sa treguan se po i vjen ora dhe më ngjasuan shumë me përpëlitjet e Gaddafit, që kur e kapën “spurdhjakët”, mohoj dhe emrin dhe veten, duke qarë e thirrur: “Nuk jam unë, po bëni gabim të madh”. Më e keqja ishte se vdiq duke mohuar veten.
Mburrja e marrakut si një fëmijë duke bërtitur: “Jam Sali Berisha unë o budallenj, o çakej që flisni… më dukeni si plehra, nuk duhet të merret më si humor i “E enjte në Parlament”. Thirrjet e tij, tashmë janë një kërcënim i madh për ata që nuk e njohin dhe nuk e dinë se çfarë halli ka… për fëmijët. Ndaj njerëz ju rekomandoj të largoni fëmijët nga ekrani kur shfaqet aktori.
Ajo çfarë ra në sy, ishte komediani në çmenduri totale, sepse po ngatërronte fjalët dhe vendin ku ishte. Përçartjet e tij dhe ulurimat për të vënë në pah, se ishte i sigurtë që ishte Sali Berisha dhe përçmimi i të mençurit për “budallenjtë” që kishte përballë, e diagnostikoi me sindromin e “delirit të madhështisë”, e përkthyer në gjuhë popullore: “I marri që shet ato që nuk ka… mend”.
Ruajna o Zot nëse tallet ndokush me të e i mbush mendjen se është Skënderbeu. Do e shikoni plakun e marrë tek xhamia, duke prerë pemë e shkatërruar troruare, e duke u mburruar se po vret turqit dhe Erdoganin, bashkëpuntorin e Ramës kundër grekëve. Tani nuk ja përmend emrin, se ka frikë mos i dalin zullumet që ka bërë me të dhe “Bechtel Enka”, milonat e vjedhura nga i marri numur dy, që askush nuk e di ende shumën e vërtetë. I çmendur i çmendur, por frikën e injeksionit e ka dhe prej saj… bërtet nga frika.
Tjetër tragjedi në ujërat greke! Përmbytet gomonia, 8 viktima
Një tragjedi detare ndodhi në veri të ishullit grek të Samos, ku një gomone me emigrantë u mbyt. Deri tani,...
Diskutime rreth kësaj post