Çështja e trajtimit të minoriteteve në Shqipëri është bërë pjesë e axhendës së punës së ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai u takua me Kryetaren e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, Konstantina Bezhani, për t’u njohur me përgatijet e ligjit për minoritetet.
Ky është një ligj i ri, që nuk ka ekzistuar më parë, por, siç është shprehur më herët kryeministri Rama ky ligj do të jetë në standardet më të larta europiane.
Në frymën e re të ligjit, ambasadori u informua për gjendjen e minoriteteve, për problematikat që shfaen në arsim dhe në pushtetin lokal, si dhe për statusin e Komitetit të Minoriteteve. Ambasadori Lu ofroi mbeshtetjen e tij në zgjidhjen e problematikave tëe minoriteteve.
Respektimi i të drejtave të minoriteteve është një nga 5 prioritetet kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Diskutime rreth kësaj post