Policia i janë dashur pak orë për të ndaluar autorin e dyshuar për vrasjen e 28-vjeçares, Etleva Ndoka, në ngjarjen e ndodhur këtë të premte në qytetin e Lezhës.
31-vjeçari Alfred Bardhok Nikolli u arrestua pak pas mesditës nga uniformat blu. Ai dyshohet se për motive të dobta ka qëlluar me armë 28-vjeçaren Ndoka para një parukierie në qytetin e Lezhës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen Gurra, ku viktima kishte marrë një ambient me qira që e shfrytëzonte për të ushtruar profesionin si parukiere.
Diskutime rreth kësaj post