Hebrenjtё nё Ballkan kanё patur lidhje tё ngushta familjare e tregёtare. Ata qё banonin nё Shqipёri ishin tё lidhur ngushtё veçanёrisht me ata qё jetonin nё Korfuz, Janinё, Arta dhe qytetet e tjera greke.
Sipas historianit shqiptar Apostol Kotanit, ata mund tё kenё mbёrritur nё Shqipёri rreth vitit 70 para Krishtit. Ai thekson burimet qё pёrshkruajnё anijet romake tё ngarkuara me robёr hebrenj qё i shpinin drejt Romёs. Pasardhёsit e robёrve mund tё kenё ngritur sinagoga nё portin e Sarandёs nё shekullin e pestё para Krishtit. Pak tё dhёna ka prej atёhere, deri nё 1281 kur njё grup i vogёl tregёtarёsh hebrej qё tregёtonin kripё dhe lёkurё dhensh, zunё vend nё qytetin e Durrёsit, qё ishte njё pikёlidhje e rёndёsishme nё rrugёn tregёtare Rome-Stamboll.
Nё shekullin e 15-tё dhe 16-tё, 1/3 e qytetarёve tё Vlorёs ishin hebrenj.
Hebrenjtё kishin ardhur nё Vlorё nga Franca, Korfuzi, Spanja dhe Napoli. Ata ishin eksportues tё tekstileve, lёkurёs si edhe tё agrikulturёs.
Nё shekullin e 17-tё, Vlora filloi ta humbiste rёndёsinё e saj ndёrkohё qё po merrte rёndёsi Berati. Ndjekёsit e Shabbetai Zevi (Mesia falco) u vendosёn atje. Ka pak informacion mbi hebrenjtё qё nga 1700-ta deri rreth 1860. Njё pakicё e tyre u konvertua nё islamё ose kristianё. Por nё shekullin e 19-tё, hebrenjtё erdhёn prej disa qyteteve greke, veçanёrisht nga Janina dhe u vendosёn nё Gjirokastёr, Delvinё, Vlorё, Berat, Elbasan, Korçё, Shkodёr dhe Krujё.
Nё 1912, hebrenjtё morёn pjesё nё luftёn pёr pavarёsi. Pas vitit 1928, kur Shqipёria u bё monarki, shumё hebrenj hynё kёtu nga Greqia, veçanёrisht Janina. Mes tyre ka patur farmacistё, doktorё dhe tregёtarё. Censusi i vitit 1930 flet për 204 hebrenj.
Kur Shqipëria konsiderohej si një atdhe i mundshëm për hebrenjtë
Nё 1935, Leo Elton, njё gazetar britanik vizitoi Shqipёrinё dhe i tha Judah Magnes,- presidenti i parё i universitetit hebre tё Jeruzalemit, se ‘Shqipёria ishte vendmbrojtje ideale pёr hebrenjtё dhe eventualisht mund tё bёhej atdhe i tyre’.
Në atë kohë projektohej që Shqipëria të luante rolin e një atdheu rezervë për hebrenjtë e rrezikuar. Si hap të parë Leo Elton rekomandon ngritjen e një etniteti kombëtar hebre në Shqipëri, të ngjashëm me atë të “Mandatory Palestine” (të Palestinës së Mandatuar, protektorat britanik, ose, siç u njoh më vonë, të Autoritetit të Palestinës), duke pasur bashkëpunimin e lëvizjeve sioniste. Më pas Shqipëria mund të konsiderohej “një atdhe për të shpërngulurit me kombësi hebraike” (“Haaretz”, 25 June 2009).
Leo Elton, udhëtoi në Shqipëri, ku mbeti i habitur nga toleranca ndërfetare dhe sidomos mungesa e ndjenjave antisemitike mes shqiptarëve.
“Në Shqipëri, kur vjen puna te feja, nuk njihet mungesa e tolerancës… Myslimanët shqiptarë nuk janë fanatikë…”, – shkruante Eltoni në letrën e tij.
Ai shton, gjithashtu, se, ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, Shqipëria nuk kishte pasur në historinë e saj episode të diskriminimit të hebrenjve.
“Nuk ka asnjë arsye që të dyshohet se hebrenjtë e shpërngulur nuk do të jetojnë në harmoni të plotë me këtë popullsi kaq të larmishme”, – shkruante ai.
Sipas Elton, Shqipëria kishte vetëm një milion vetë, por toka ishte kaq pjellore sa, nëse do të përdorej bujqësia moderne, aty mund të jetonin fare mirë pesë milionë vetë.
***
Pas ardhjes në pushtet tё Hitlerit hebrenjtё nga Gjermania, Austria, Çekosllovakia dhe Polonia u derdhёn nё Shqipёri. Kёtu ata gjetёn strehёn shpëtimtare. Italia pushtoi Shqipёrinё nё 7 prill 1939 dhe pastaj sulmoi Jugosllavinё duke aneksuar pjesё tё mёdha tё Kosovёs pёrfshirё dhe Prishtinёn. Nё 1942 hebrenjtё nga Prishtina lёvizёn nё Berat, disa shkuan nё Shkodёr, Tiranё dhe Elbasan. Të tjerë u bashkuan me partizanёt.
Kur Shqipёria u pushtua nga gjermanёt nё verё tё 1943, situata pёr hebrenjtё u keqёsua.
Shumё prej tyre u fshehёn nga banorët e vendit. Nё pranverёn e viti 1944 kёrkesa e gjermanёve pёr dorëzimin e listës së hebrenjёve, u refuzua.
Pas luftёs, nё Shqipёri kishte rreth 180 hebrenj.
Disa u larguan nga vendi nё fund tё viteve 1980, dhe tё tjerё nё 1991 kur u hapёn kufijtё e shkuan nё Izrael.
Nё janar 2011, 69 shqiptarё u nderuan si “Righteous Gentiles” nga Yad Vashen nё Jerusalem./Përgatiti: Tirana Observer/
Diskutime rreth kësaj post