Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në fyerje ndaj ministrit Bushati dhe deputetëve të shumicës në Kuvend, fjalim i cili është duartrokitur nga të djathtët.
Teksa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit dhe akuzoi qeverinë Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, sipas tij pezulluar në favor të një pale të tretë dhe për para, Berisha i është sulur me fyerje ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Berisha: More fundërrinë, mor këlysh i bllokut, mor fundërrinë, akuzohesh për gylenist, njëherë për kështu…
Bushati: Turp të të vijë. Mbaj gojën ore…
Berisha: Nëse rrugëçër si ky këtu të rritur nga ata që s’po ia them emrin u jepet fjala në këtë mënyrë, të rritur nga kodoshët, lihet të flasin në këtë mënyrë..
Bushati: Mos bëj me gisht, more vesh.
Flasin nga vendi me zë deputetet e shumicës
Berisha: Njerëz që s’kanë interes kombëtar, për para dhe të një pale të tretë i futën thikë interesit kombëtar, jam Sali Berisha unë, o budallenj, nuk tërhiqem unë, o cakenj, jam Sali Berisha unë, e di si më dukeni ju mua, plehra, unë vij për parlamentin, ju më dukeni plehra, para interesit kombëtar nuk njoh asgjë tjetër unë.
Berisha: Ramës po i vjen fundi, do vijë t’u bëjë shurrën te dera e selisë
Ish kryeministri Sali Berisha iu përgjigj në Kuvend Ramës duke thënë se negociatat me Bashkimin Europian për anëtarësim do ti bëjë Partia Demokratike. Ai tha se Rama u justifikua për deklaratat e tij kundër Trump, pasi e ka kokën në tepsi.
“Sot ai foli këtu si njeriu me kokë në tepsi. Unë e kuptova mirë hallin e tij. E ka të qartë që e ka kokën në tepsi nga ky raport i cili në çdo rresht, në çdo fjali i thotë se me ty nuk ka negociata, se negociatat do ti hapë PD dhe opozita. Prandaj ai flet me kokë në tepsi, ishte sot me kokë në tepsi. Sa i përket rekomandimit, shpreh keqardhjen që nuk vendosi hapje pa kushte negociatash sepse hapja pa kushte e negociatave ishte kërkesë e jona”, u shpreh Berisha.
“Si përfundim shakaxhintë vazhdojnë të bëjnë rrugaçin në Parlament. Njeriu që i pengoi shqiptarët 2 vite për të votuar tre ligje, i pengoi edhe sot duke u përpjekur të kapë reformën në Drejtësi. Këto janë muajt e fundit në pushtet dhe i them se qenit kur i vjen fundi shkon e bën shurrën në derë të selisë. Edhe pasi të humbë zgjedhjet nuk ikën ai jo”.
Diskutime rreth kësaj post