Çështja e Kosovës ka përfshirë në debat Kuvendin e Shqipërisë. Ish-kryeministri Berisha akuzoi kyreministrin Rama dhe qeverinë e tij se i ka futur thikën Kosovës për llogari të Beogradit.
Berisha tha se Shqipëria dhe Beogradi firmosën një marrëveshje trepaleshë, pro pa firmën e Kosovës. Ishte ministri i jashtëm Ditmir Bushati i cili hodhi poshtë akuzat e Berishës.
Berisha: Ata udhëheqës kosovarë të cilët i kanë shprehur këto dhe janë kanë shprehura atij, po nuk e dinë ata që i sëmuri psiqik nuk mund të ketë pendesë. Ja kanë shprehur atij në mënyrën më të vendosur, ata vetëm këtë kanë patur. Ata kanë respekt, mirësjellje por kur shkon dhe shkuran për territorin e tyre, marrëveshje pa palën kosovare, nese ju or zotëri e miratoni gjëra të tilla ne do nisim rezolutën kundër kësaj marrëveshje. Të harrojnë shqiptarët se mund të firmoset nga Tirana për Kosovën, në asnjë rrethanë pa pasur plot fuqinë e presidentit të Kosovës apo qeverisë së Kosovës. Firmat janë plotfuqira dhe këto i bën vetëm një njeri që ska intere skombëtar. Do ta shohësh ti marrëveshjen e detit, mos u ngut, do e shohësh ti për llogari të kujt është bërë, do ta shifni mirë. unë kam durim. Do e shhifni ju mirë se për llogari të kujt futi në spirale Edi Rama. Mos mendoni se veprimet e tij anti kombëtare do të dalin një ditë, do dalin që çke me të. Marrëveshja e detit u rrëzua për hesap të një pale të trete dhe jo për interesin kombëtar të shqiptarëve.
Kjo fjalë e imja do tju ndjekë ju cdo muaj, cdo ditë, cdo vit dhe ju do jeni dëshmitarë të thikës që i futet interesit kombëtar me qëllimet tuaja. E bëtë shtrigë për llogari të një pale të tretë, sepse skeni interes kombëtar. Mor fundërinë, mor këlysh i bllokut (i drejtohet ministrit Bushati)
Meta: Berisha të lutem, se keni kaluar dhe kohën
Berisha: Ai më shan
Berisha (i drejtohet Bushatit): Mor fundërinë që njëherë akuzohesh për gylenist, ai është fundërinë mor ti. Nëse rrgeçër si punë e këtij këtu të rritur nga kodoshët, ngrihen të flasin në këtë mënyrë unë pastaj… kjo është një gjë shumë e rëndë.
Berisha: Pra edhe njëherë njerëz që skanë asnjë interes kombëtar,. njerëz të cilët për llogari të një pale të tretë i futën një thikë të fortë interesit kombëtar….hahaha jam Sali Berisha unë o budallenj, nuk tërhiqem unë. E di si më dukeni mua plehra unë. Se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh asgjë unë.
I keni future thikën për llogari të palës së tretë. I futet thikën Kosovës për llogari të Begogradit.
Bushati: Marrëveshja që firmosi Berisha dhe Basha qenkësh në peroll të një pale të tretë, aq më e rëndë është kjo kur dihet që kryeministri i vendit, presidenti, ministri i jashtëm, ministri i Mbrojtjes kanë një bashkëpunim me shërbimin inteligjent dhe kryeministri që paska pasur këtë informacion nga të gjitha këto agjenci nuk e ka denoncuar këtë akt të paprecedent dhe nuk ka ndjekur procedurat ligjore përpara se të vijë këtu në parlament dhe të lëshojë mufka me aktorë të tretë që skanë asnjë lidhje me këtë sallë. E dyta vendosi disa kushte të paprincipta antikombëtare dhe një barazi mes Tiranës dhe Beogradit përsa i përket Prishtinës.
Për një gjë jam i qetë, që këtë njeri siç erdhi këtu dhe deklaroi autonominë e Preshevës dhe na kërkoio të gjithëve që të bënim edhe një rezolutë për të dhe po atë ditë liderët e presheves i kthyen përgjigje jam i qetë sepse këtë njeri nuk e merr seriozisht për këto gjera që thotë. Por do të thoja që goditjet që i ka borxh brezit për secilin prej nesh të mos i transferonte për cështje që kanë të bëjnë me shtetin. Tha një të pavëretetë të madhe dhe harroi të thoshte që ishte qeveria e tij që id ha mbështetje të plotë kryesisë së radhës së OSBE nga ana e Serbisë. Janë disa procese që kalojnë përtej Serbisë.
Diskutime rreth kësaj post