Ka qenë kandidati për zëvendës president ai që ka nisur konferencë e parashikuar me mbështetësit dhe mediat. Tim Kaine tha se në fushatë me Hillari Klinton kuptoi sesa ajo e donte atdheun dhe demokracinë, ndërsa e përshkroi garën si një eksperiencë të paharrueshme.
Hillari Klinton u shfaq e shoqëruar nga bashkëshorti Bill dhe vajza e tyre. Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, ajo tha se u kërkonte ndjesë të gjithëve që nuk arriti të fitojë garën përballë Trump.
“E urova Donald Trump për fitoren e tij dhe uroj të jetë presidenti i duhur për SHBA-të, edhe pse ky nuk është rezultati që ne uronim. Ju kërkoj ndjesë që nuk fituam…” – tha e përlotur Klinton.
“Shpenzuam një vit e gjysmë duke bashkuar miliona njerëz në të gjithë vendin duke iu bërë të ditur se Amerika është një vend për komunitetin LGBT, emigrantët, ata me aftësi të kufizuara dhe këdo tjetër. Është detyra jonë si qytetarë që të ndërtojmë një Amerikë më të fortë. Dua t’ju falenderoj ju dhe Tim Kaine që ishte partner në të gjithë këtë fushatë” – deklaroi Hillari Klinton para qindra mbështetësve.
Hillari Klinton ka falenderuar gjithashtu Barak dhe Mishel Obamën për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kohës.
“Kjo humbje të dhemb, por kurrë mos harroni se të luftosh për çfarë është e drejtë, ia vlen” – tha Hillari Klinton e shoqëruar me duartrokitje.
Diskutime rreth kësaj post