Presidenti Obama foli me Donald Trumpin sot për ta përgëzuar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të 2016, dhe e ftoi në Shtëpinë e Bardhë këtë javë. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se garantimi “i një tranzicioni sa më të butë” është një prioritet për Obamën, dhe një takim kokë më kokë me Trumpin është hapi i radhës i logjikshëm për të siguruar që tranzicion i tillë do të ndodhë. Obama do të flasë sot edhe për rezultatin e zgjedhjeve.
Edhe Hillary Clinton i telefonoi Trumpit për të pranuar humbjen, pasi u bë e qartë se ai kishte arritur 270 votat elektorale që i nevojiteshin. Ajo pritet që t’i drejtohet kombit në orët në vijim.
Diskutime rreth kësaj post