Sfida ndaj Izraelit është vlerësuar në maksimum nga kombëtarja shqiptare, e cila është duke u përgatitur në Durrës.
Në konferencën për shtyp, portieri Etrit Berisha deklaroi se Izraeli është rivali i drejtpërdrejt i Shqipërisë për vendin e tretë dhe në këtë mënyrë, ekipi është duke u përgatitur maksimalisht për këtë përballje.
“Është një ndeshje decisive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi. Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për ti goditur”-deklaroi portiere i kombëtares së Shqipërisë” tha Berisha.
Ndërsa, mesfushori Ledian Memushaj u shpreh do të japë maksimumin për të që të jetë një titullar në kombëtare në të cilën ka shumë konkurencë. Ai theksoi se Shqipëria do të kërkojë të marrë maksimumin në sfidën ndaj Izraelitëve.
Diskutime rreth kësaj post