Ish trajneri i kombëtares shqiptare Hans Peter Brigel ka kujtuar me nostalgji periudhën kur ai drejtonte kombëtaren shqiptare të futbollit.
I ftuar në një festë të ish-klubit të tij, Kaiserslautern, Brigel është shprehur se tifozat shqiptarë janë shumë të flaktë dhe entuzistë duke mos u ndalur së rreshturi për të mbështetur ekipin e tyre.
“Kam eksperienca të shumta me fansat e huaj. Më të çmendurit janë shqiptarët”, deklaroi Brigel duke shtuar më tej për fitoren historike ndaj Greqisë në vitin 2004,- “Fitorja 2-1 kundër Greqisë ka qenë mbresëlënëse, legjendare dhe nuk kam për ta harruar kurrë. Në kryeqytet kishin zbarkuar 1.5 milionë shqiptarë. Ata festuan sikur të kishin fituar kupën e Botës. Na u deshën 5 orë të dilnim me autobus nga turma”, shprehet Briegel.
Diskutime rreth kësaj post