Trajneri i kombëtares së Izraelit Elisha Levi është shprehur se skuadra e tij ka ardhur në Shqipëri me synimin për të marrë fitoren.
Ai tha se kombëtarja e tij është në një formë mjaft të mirë dhe do ta shfrytëzojnë këtë moment të mirë që po kalojnë për të marrë maksimumin në sfidën ndaj kuqezinjve.
“Më në fund kemi gjetur ecurinë pozitive. Kemi regjistruar dy fitore mjaft të rëndësishme me Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin për ato që janë objektivat tona. Deri më tani kemi realizuar gjëra të mira, por janë parë edhe elementë jo të kënaqshëm. Për ndeshjen me Shqipërinë, lojtarët i kemi përzgjedhur në bazë të nevojave të skuadrës. Me këtë grup futbollistësh mund të fitojmë kudo, por edhe të humbasim kudo. Do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për të fituar në Shqipëri, megjithëse luajmë përballë një kundërshtari që e respektojmë” tha Levi
Takimi Shqipëri-Izrael do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena” ku të dyja ekipet janë pretendente për vendin e tretë.
Diskutime rreth kësaj post