Nga Saimir Blloku
Edhe një herë mendësia e lidershipit demokrat për të përdorur çdo rrethan që i duket sikur është në favor të tij nuk nguron aspak për të shigjetuar kundërshtarët politik.
Në fakt ai po imiton shumë mirë.
Rilindja ka tre vjet që thotë fajin e ka Saliu, dhe në fakt Saliu e kishte, sepse nëpërmjet kryetarit të ri justifikohej për gjithë këto vite.
Të njëjtën gjë po bën edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke thënë të njëjtat gjëra, që fajin e ka Rama për çdo gjë që do të ndodhi. Rasti I fundit për fitore e Donald Trump që u zgjodh presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket si një ogur i mire për të djathtët, pasi meqë me Bashkimin Europian dhanë maksimumin për të ndaluar çeljen e hapjes së negociatave, tani mund ti kërkojnë Donald Trump, që të anulloj llotarinë Amerikane.
Besoj se anglishtja e zotit Basha është mjaftueshëm mirë për të përkthyer mirë opinonet e kryeminstrit për presidentin e sapozgjedhur, njëkohesisht ta informojë se sa mire flet ambasadori Lu shqipen./Shkruar për Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post