Presidenti sirian Bashar al-Assad ka qeshur dhe ka thënë se fle mirë, kur është pyetur se si ai fle kur mendon për fëmijët e vrarë në Siri.
Kur sishte pyetur për fëmijët, ai kishte thënë: “Unë e di kuptimin e kësaj pyetje. Unë fle rregullisht, punoj dhe ha normal dhe bëj sport gjithashtu”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Assad, gjatë një interviste gjithashtu ka thënë se vdekjet e qindra mijëra civilëve janë “faji i terroristëve” dhe shtoi se “ne po flasim për luftën, jo për bamirësi”.
“Në luftëra, ju gjithmonë keni të vrarë ose të plagosur të pafajshëm. Çfarë bëni ju? Bëni më të mirën. Terroristët janë ende në Aleppo dhe përdorin civilët si mbrojtje”.
Gjatë intervistës, Assad ka përsëritur pretendimet e tij se të nominuarit për çmimin Nobel për Paqe, Helmetat e Bardha po manipulojnë me fotografitë e fëmijëve të vdekur.
Ai më parë kishte thënë se fotografia e një djali të plagosur pesë-vjeçar, i fotografuar pas sulmeve ajrore, është e falsifikuar. Foto e Omran Daqneesh u bë një fotografi që dëshmoi për vuajtjet e civilëve në Aleppo. /Telegrafi/
Diskutime rreth kësaj post