Ditën e sotme terriotri i vendit është përfshirë në një situatë të rëndë, për shkak të rreshjeve të dendura të shiut.
Një situatë e cila ka sjellë përmbytje në shumë vende, shkollat u detyruan që të ndërprisnin mësimin, si dhe shumë rrugë janë izoluar nga përmbytjet.
Në këtë mënyrë edhe vëmendja e të gjitha mediave ka qenë sa më pranë raportimit të lajmit, ku gazetarët kanë dalë në terren për të raportuar situatën, e cila ka qenë në disa vende mjaft kritike.
Gjithashtu, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mesditë Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut.
Rama tha se të gjitha strukturat janë të angazhuar për të përballuar sa më mirë të jetë e mundur situatën e krijuar.
Por, në krahun tjetër tek Partia Demokratike të gjithë janë fokusuar të lexojnë portalin e financuar nga Shkëlzen Berisha.
Në shumicën e postimve në faqen zyrtare të PD-së, janë shpërndarë lajmjet e këtij portali për përmbytjet në vend.
Në mungesë të një zëri që të flaës për përmbytjet, PD-ja e ka gjetur zgjidhjen dhe ai është portali I Shkëlzen Berishës./Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post