Gerd Haxhiu është trajneri më i ri i skuadrës së Korabit. Tekniku vlonjat do të marrë drejtimin e Korabit pas largimit të trajnerit Artan Mërgjyshi.
Haxhiu ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës veriore, dhe do të nisë aventurën e tij të re ku do të ketë një synim të vështirë, mbijetesën e skuadrës nga rënia në një kategori më poshtë.
Në listë për të marrë drejtimin e Korabit ishin edhe Shpëtim Duro, Agim Canaj, etj, por tashmë do të jetë vlonjati që do të marrë ekipin e Peshkopisë.
Debutimi i Gerd Haxhiut do të jetë në sfidën kundër Skëndërbeut në transfertë. Momentalisht Korabi renditet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me 5-pikë të grumbulluara.
Diskutime rreth kësaj post