Sondazhet e fundit mbi zgjedhjet presidenciale në Amerikë shohin Trump pak pikë prapa Hillary Clinton, e shkëputur me 2,3 përqind nga kandidati republikan. Frazat e tij shpesh diskriminuese, skandalet seksuale dhe debatet jo fort të arrira përballë Clinton kanë bërë që ai të bjerë në javët e fundit.
Por ka edhe një faktor mjaft të rëndësishëm që mund të dëmtojë edhe më shumë kandidatin republikan. Në Utah shumica e popullsisë janë mormonë dhe tradicionalisht kanë votuar djathtas, por këtë radhë janë të pavendosur dhe mund të vendosin të mos ta mbështesin Trumpin.
Do të ishte një goditje e fortë për Republikanët,që në rast humbjeje në Utah do t’i thoshin lamtumirë Shtëpisë së Bardhë. Sondazhet e fundit në Salt Lake City i japin 30 pikë Trump, 25 pikë Clinton dhe 25 pikë Evan McCullin, një ish-agjent i FBI-së që i përket fesë mormone dhe kandidon si i pavarur. Qytetarët e Utah janë mbledhur rreth tij dhe mund të vendosin nesër t’i japin atij shumicën e votave, duke shkatërruar endrrat e Donald Trump.
Guri i themelit i Donald Trump bazohet te të bardhët, shpesh në situata varfëria si klasa punëtore, fshatarët dhe njerëzit e goditur nga kriza e 2008, që nuk u ka pëlqyer politika e Obamës në vitet e fundit. Të mërzitur deh të goditur ekonomikisht, këta njerëz shpesh të quajtur “qafëkuqët”, për shkak të ngjyrës që u merrte lëkura pasi punonin gjithë ditën arrave, janë rreshtuar krah Trump, falë thirrjeve të tij për të “bërë Amerikën të madhe sërish”.
Duke përdorur levën e varfërisë dhe papunësisë, Trump ka tërhequr milionë qytetarë që mezi nxjerrin muajin dhe deri para pak kohësh ishin pak të interesuar për politikën.
Çështja është që Trump përveç këtyre votave të “sigurta” ka nevojë edhe për votat e republikanëve tradicionalë dhe fakti që mund të humbasë votat e mormonëve e dëmton shumë. Ata që i përkasin këtij kulti me origjinë të krishterë duket se nuk janë dakord me zgjedhjet e bëra nga Trump.
Pikë së pari, mormonët janë shumë më të hapur se fetë e tjera, duke qenë se janë persekutuar shumë në 1850. Mormonët nuk i urrejnë myslimanët sa i urren Donald Trump. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për emigrantët. Shumë të rinj mormonë migrojnë në shtete të ndryshme për të predikuar dhe për të shërbyer. Ata i njohin mirë vështirësitë e vendeve të varfra dhe janë mikpritës ndaj emigrantëve.
Një tjetër pikë e rëndësishme është se shumë amerikanojugorë i janë afruar kishës kohët e fundit në Amerikë, dhe Donald Trump ka deklaruar qartazi se do të bllokojë kufirin për ta dhe do t’i përzejë në vendet e tyre.
Fjalët e ashpra të Trump ndaj meksikanëve dhe latinëve nuk janë vlerësuar nga mormonët. Gjithashtu mormonët nuk tolerojnë lidhjet jashtëmartesore për të cilat Trump është përfolur shumë kohët e fundit.
Për më tepër ai është martuar tre herë dhe kjo sigurisht që nuk e ndihmon, duke qenë se mormonët e cilësojnë të shenjtë martesën, si shumica e feve. E vetmja pikë ku mormonët mund të jenë dakord me Trump, është ndalimi i abortit. Por kjo ndoshta nuk mund të mjaftojë që mormonët e Utah dhe më gjerë të votojnë Donald Trump.
Kujtojmë që Utah ka 6 vota elektorale, që mund të bëjnë diferencën.
Dhe mungesa e votave të tyre mund të jetë vendimtare për zgjedhjet e 8 nëntorit./TemA/
Diskutime rreth kësaj post