Policia e Sarandës ka zbuluar autorin e vrasjes së punonjësit të një pike karburanti.
Sipas të dhënave zyrtare, autori është shtetasi me iniciale A.K., 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Blutë e Sarandë pohuan se 27-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 4 të mëngjesit të sotëm, ku autori me një motor të kuq dhe skafandër në kokë ka qëlluar me armë mbi 44-vjeçarin Hoxha, punonjës i karburantit dhe ka grabitur 60 mijë lekë të reja.
Ai ka qëlluar me çifte 44-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, me skafandër në kokë dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60 mijë lekë.
Policia thotë se hetimet janë në vazhdim dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë. Disa pika kontrolli janë ngritur për të kapur autorin.
Artan Hoxha është viktima e parë, nga grabitjet e pikave të karburanteve.
Kohët e fundit këto grabitje janë shtuar.
Diskutime rreth kësaj post