Policia e Shtetit ka pranuar sot se në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës kanë lëvizur 11 shefa policie, mirëpo hedh poshtë akuzat e PD-së se këto lëvizje kanë lidhje me zbulimin e drogës në Rrëshen.
“Policia e Shtetit hedh poshtë çdo akuzë të bërë nga subjekti politik PD dhe i kërkon partive politike ti përmbahen të vërtetës”, shkruan Policia.
Ja kush ka lëvizur
- Elvin Kurti nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë.
- Ilir Sula nga shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Elbasan.
- Klodian Shahini nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin emërohet shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.
- Agron Çullhaj nga shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë.
- Leonard Palushi nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kurbin.
- Maksim Bejkaj nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë.
- Ilir Dedja nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë.
- Ylli Vata nga shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Kurbin në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber.
- Alfred Kola nga shef Seksioni për Hetimin Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë.
- Pashk Përvata nga shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.
- Ermal Ajdini nga specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Tiranë emërohet shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë në D.V.P.Lezhë.
Diskutime rreth kësaj post