UEFA ka akorduar një fond solidariteti për klubet e Kategorisë Superiore. Federate Shqiptare e Futbollit në një njoftim për mediat thekson se ky fond do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha skuadrat që morën pjesë në Kategorinë Superiore në edicionin 2015-2016.
Ky fond akordohet nga përfitimet e Champions League. Nuk do të përfitojë nga ky fond skuadra e Skënderbeut e cila ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të UEFA Europa League të edicionit 2015-2016. Shuma e e akorduar nga UEFA është afërsisht 486 300 euro.
Çdo klub do të përfitojë afërsisht 54.000 euro. Klubet e futbollit do ta përfitojnë këtë fond, pasi të paraqesin një projekte për zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe ndalohet përdorimi i fondit për qëllime të tjera.
Gjithashtu, në projektet që do të paraqesin, klubet duhet të jenë minimalisht me 30% të shumës së përgjithshme, bashkëfinancues. Projektet do të shqyrtohen dhe miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. Zbatimi i tyre do të monitorohet nga UEFA dhe FSHF. Fondet do të vihen në dispozicion të projekteve të paraqitura duke filluar nga janari i vitit 2017.
Diskutime rreth kësaj post