Salla e koncerteve të “Bataclan” në Paris që u përgjak më 13 nëntor të vitit 2015 nga sulmi i ISIS, tani do të rikthehet ashtu sikurse ka qenë. Aty do të performojnë sërish këngëtare dhe grupe muzikore , ku i pari që do të çelë edhe njëherë sallën e madhe do të jetë rokeri Sting.
Për të është një nder i madh që me artin e tij të nderojë viktimat e sulmit ne Bataclan. “Ne nuk do t’i harrojmë kurrë”, tha Sting.
Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga koncerti i Sting do t’i dhurohen dy organizatave bamirëse që punojnë me familjet e viktimave të sulmeve në Paris.
Rihapja e “Bataclan” është një nxitje e madhe për artistet, ndërsa shumë janë zmbrapsur nga ideja e performancës atje, të frikësuar nga pesha emocionale. Në ditën e hapjes së sallës së koncerteve do të jenë edhe grupi i rokut “Eagles of Death Metal”, të cilët ishin duke performuar në skenë mbrëmjen e sulmit. Edhe pse për ta ai do të mbetet një kujtim i tmerrshëm, tani nuk ka më kuptim për të qenë të frikësuar. Një tjetër roker britanik, Peter Doherty, do të performojë për dy net në “Bataclan” duke filluar nga 16 nëntori dhe më pas do ia lerë stafetën yllit senegalez Youssou N’Dour dhe këngëtares Marianne Faithfull.
Kjo e fundit e pranoi ndjesinë e frikës, por 69-vjeçarja britanike nuk beson se një sulm i tillë do të ripërsëritet atje.
Diskutime rreth kësaj post