“Një shoqëri që nuk mbron dot fëmijët e vet, nuk ka të ardhme”. Me këto fjalë Vladimir Putin interpretoi gjendjen aktuale të Europës përmes një rasti të shpalljes të pafajshëm të një azilanti irakian në Austri, i akuzuar për përdhunimin e një 10-vjeçari.
Shefi i Kremlinit përgjithësisht ka qëndruar larg komentimit të krizës së refugjatëve në Europë dhe ky është komenti i parë qortues i tij për mënyrën sesi Kontinenti i Vjetër po përballet me këtë krizë.
“Në një vend të Europës, një fëmijë përdhunohet nga një emigrant dhe gjykata e liron autorin. Unë s’e kuptoj dot këtë vendim”, u shpreh Putin gjatë një konference për shtyp në Moskë.
Presidenti rus nuk përmendi shtetin, por qartësisht u duk se i referohej një rasti të ndodhur në Austri, ku një azilant irakian fillimisht u shpall fajtor dhe më pas u lirua nga gjykata për akuzën e përdhunimit të një 10-vjeçari në një pishinë.
Irakiani 20-vjeçar, i identifikuar si Amir A. u dënua fillimisht për veprën në fjalë, por pasi apeloi vendimin u shpall i pafajshëm dhe argumentimi i dhënë në vendimin e pafajësisë është i çuditshëm.
20-vjeçari foli para gjykatës për “emergjencë seksuale” pasi nuk kishte kryer marrëdhënie për katër muaj dhe gjykata nuk “provoi se vetë 10-vjeçari kishte thënë jo”.
Çështja gjyqësore ndaj tij nuk ka përfunduar ende dhe vitin e ardhshëm irakiani pritet që të dalë sërish para gjykatës, por deri atëherë ai do të qëndrojë i lirë sipas vendimit në fjalë.
Diskutime rreth kësaj post