Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me aleatët e tij ku është konsultuar për aksionin opozitar. Ai tha se janë të vendosur për të ndërtuar një aleancë të madhe në luftën kundër krimit.
“Gjatë këtij takimi prej pothuajse 4 orësh më shumë dëgjova dhe ky ishte qëllimi i takimit. Mund t’ju them se nga ky takim dal më i inkurajuar e i vendosur për të ndërtuar së bashku me shqiptarët një aleancë sa më të madhe, sa më solide për të siguruar luftën kundër krimit, mposhtjen e fenomenit kanceroz të kthimit të shqipërisë në vend droge”, tha Basha.
I pyetur mbi largimin nga grupi të deputetit demokrat Mhill Fufi, Basha nuk pranoi të jepte komente për gazetarët, duke u shprehur se do të ketë komunikime të tjera.
Diskutime rreth kësaj post