Në një zonë të pyllëzuar të shtetit të Xhorxhias, anëtarë të grupit paramilitar të njohur si “Three Percent Security Force”, janë mobilizuar në një stërvijte të pashembullt.
Qitje me armë, dyluftim trup më trup dhe taktika të tjera luftarake, që të gjitha për të mbrojtur votat e Donald Trump… nëse Hillary Clinton vendos të manipulojë zgjedhjet.
Grupi thotë se “shpresojnë që dita që të vënë në punë aftësitë e tyre luftarake të mos vijë kurrë”, por shtojnë gjithsesi se janë gati për çdo skenar.
Fushata dhe fjalimet e Donald Trump kanë ringjallur grupet paramilitare në Shtetet e Bashkuara. Anëtarë të këtyre grupeve janë kryesisht persona që mbështesin kandidatin republikan për ndërtimin e murit me Meksikën, ndalimin e myslimanëve në Amerikë dhe ndalimin e emigrantëve të tjerë.
Grupe të tilla nuk janë të panjohura për autoritetet amerikane. Ato janë përleshur me njëra-tjetrën në fillim të viteve ’90 dhe agresiviteti më i madh i tyre kulmoi me bombardimin e një zyre federale në Oklahoma, ku gjetën vdekjen 168 persona.
Që prej asaj dite, autoritetet përshkallëzuan luftën ndaj këtyre grupeve, që sot rikthehen sërish në qendër të vëmendjes.
Diskutime rreth kësaj post