Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e qeverisë, i cili rriste me shumë fish taksën për dhënien e licensave për pikat e karburantit. Shoqata e kompanive hidrokarbure thotë se një gjë e tillë do të ndikojë në uljen e çmimit.
“Me shfuqizimin e kësaj takse, derisa të botohet në fletoren zyrtare dhe të merren aktet e duhura, kuptohet që do reflektohet në uljen e çmimit të karburanteve në atë masë që ajo ndikonte në rritjen e saj”, thotë Luigj Aliaj.
Taksa e cila pati filluar të zbatohej në qershor të këtij viti prashikonte një rritje nga 20 mijë lekë në 5 milion lekë të licensave periodike për pikat e karburanteve në kryeqytet, ndërsa për bashkitë e tjera kjo taksë ishte në 2 milion lekë. Kjo lëvizje pati jnë efekt prej afro 5 lekësh në rritjen e çmimit për litër. Zoti Aliaj thote se duhet të ketë një kufizim në rritjen e taksave duke ruajtuar parimin e proporcionalitetit.
“Legjislativi ia delegon qeverisë dhe pushteteve lokale vendosjen e disa taksave, por mendoj që ky delegim duhet të bëhet me një kufizim në përqindje se sa ato kanë të drejtë t’ia rrisin në mënyrë që të mos shkelet parimi i madh i ligjshmërisë që Kushtetuta përcakton për vendosjen e taksave dhe tatimeve”, thotë ai.
Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Unioni i Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare, ndërkohë që vendimi i marrë nuk është zbardhur ende.
Diskutime rreth kësaj post